FUTBOLL – Pele qetëson tifozët: Jam mirë!


BERLIN, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Pele u përpoq të sigurojë tifozët për shëndetin e tij, pasi djali i tij kishte deklaruar se ikona e futbollit brazilian ishte në depresion për shkak të shëndetit.

“Jam mirë. Këtë vit do të festoj 80-vjetorin. Kam ditë të mira dhe të tjera që nuk janë aq të mira. Kjo është normale për personat e moshës time”, deklaroi Pele.

Komentet erdhën pasi djali i tij Edinho, tregoi për portalin e lajmeve sportive “Globo Esporte” se babai i tij kishte probleme me lëvizjen, gjë që i shkaktonte një lloj depresioni.

“Ai është mbreti, ka qenë gjithmonë një figurë kaq madhështore dhe tani ai nuk mund të ecë si duhet”, tregoi Edinho. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDrejtori i Burimeve Njerëzore në Shërbimin e Brendshëm, Nikoll Rica kalon Vetingun